Pasi ka mbyllur sezonin në Iran duke luajtur me Sepahan, mesfushori shkodran Edon Hasani ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Janë disa mëdyshme që po e shoqërojnë në këto momente dhe këtë e tregon më së miri një foto e publikuar nga vetë ai në rrjetet sociale.
26 vjeçari duket i zhytur në mendime dhe i pavendosur për të ardhmen sepse ditët kalojnë dhe ende nuk ka vendosur asgjë.
Ofertat nga skuadrat e kampionatit shqiptar nuk i kanë munguar për asnjë moment por ideja e tij është që të lëvizë sërish jashtë vendit.
Fakti që ka luajtur gjashtë muajt e fundit në Iran dhe është mësuar me kontrata të mira, e ka bërë atë të kërkojë një tjetër kontratë të tillë.
Mësohet se ai është në bisedime me skuadra të tjera të këtij kampionati por nuk përjashtohet mundësia të shkojë edhe në Katar, Dubai apo ndonjë vend tjetër andej.
© shkodrasport.com