Edon Hasani feston sot ditëlindjen e tij të 27-të. Mesfushori i Tiranës ishte sot i pranishëm në ndeshjen miqësore të bardhebluve kundër Skënderbeut, sfidë që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të korçarëve.
Megjithëse shokët e skuadrës nuk arritën t’i bënin një fitore si dhuratë për këtë ditë të veçantë, shkodrani është surprizuar nga urimet e shumta të ardhura në drejtim të tij.
Madje disa prej tyre, 27-vjeçari ka zgjedhur t’i shpërndajë në rrjetët sociale duke i falënderuar për urimet e bëra. Nga Bekim Balaj, te shokët e skuadrës e deri te ish-aventura e tij jashtë vendit, për Edon Hasanin kanë menduar sot të gjithë.
Së bashku me urimet e mësipërme bashkohet edhe stafi i redaksisë newsport.al, teksa falënderon mesfushorin për kontributin e dhënë në futbollin shqiptar dhe sigurisht… Sa më shumë gola në fushë! /newsport/