Luan per Tiranen dhe duket se eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per kete skuader. Edon Hasani nuk ngurron per asnje moment t’i beje reklamen e duhur bardhebluve dhe keshtu ka ndodhur edhe kete here.
I ftuar në emisionin ‘Zona Gol’ në Supersport, Hasani ka folur në lidhje me takimin që Tirana fitoi, ndërkohë që ka treguar edhe për skuadrën me të cilën ai është tifoz apo edhe ndryshimet mes Tiranës e Shkodrës.
I pyetur nga studio se kush eshte me e bukur, kalaja e Tiranes apo pedonalja e Shkodres, ai ka vleresuar te paren duke thene: “Kalaja e Tiranës apo pedonalja e Shkodrës? Kalaja e Tiranës duket më e bukur se pedonalja e Shkodrës. Është e bukur kalaja sepse sapo është ndërtuar, edhe Tirana si skuadër po ndërtohet për të qenë e fortë”.
Vertete mendon keshtu Hasani? Ndoshta edhe po sepse duke jetuar tashme ne Tirane, i duhet te flase e te respektoje simbolet e atij qyteti. Gjithsesi Shkodren natyrish qe e ka ne zemer.