Deri më tani kanë qenë thjesht në kuadrin e thashethemeve por së fundi janë konfirmuar edhe nga ana e vetë lojtarit. Mesfushori shkodran Edon Hasani ka konfirmuar se është ulur të bisedojë me drejtuesit e Vllaznisë për sa i takon mundësisë së firmosjes të një kontrate me ta për sezonin e ardhshëm. Edon Hasani ka marrë edhe në ofertë tjetër zyrtare, teksa pas takimit me Armando Cungun, trajnerin e Vllaznisë, ai është takuar edhe me administratorin Astrit Gjyrezi.
Vetë mesfushori ka konfirmuar për gazetat e përditshme sportive faktin që e ka marrë ofertën e skuadrës së qytetit të tij, por do i duhet kohë të vendosë. Hasanin momentalisht e pret edhe Flamurtari, që prej gati një jave i ka bërë atij ofertën, ndërkohë që emri i tij është lakuar edhe te Skënderbeu. Pista e huaj duket se e “gërric” mesfushorin, i cili dëshiron ta vijojë karrierën jashtë vendit.
© shkodrasport.com