Edon Hasani ka shqetësuar stafin teknik të Tiranës. Mesfushori shkodran nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e javës së shkuar kundër Teutës dhe të shtunën rrezikon sërish takimin me Vllazninë.

26-vjeçari ka probleme në gju dhe dita e sotme do të jetë finale për të që të mësojë nëse do të mund të jetë ose jo në fushë. Stafi teknik dhe ai mjekesor po ben çmos per rikuperimin e tij megjithate ende nuk dihet saktesisht nese do te luaje.

Rezonanca magnetike do të përcaktojë shkallën e dëmtimit të lojtarit. Te Tirana shpresojnë që mesfushori të rikuperohet në kohë në mënyrë që të jetë në fushë në përballjen e vështirë ndaj Vllaznisë.

Siç dihet, Hasani ka qene me perpara edhe pjese e Vllaznise, me te cilen ne fakt nuk ka lene shume gjurme, nderkohe qe tek Tirana eshte kthyer ne pike referimi.

Kujtojmë që ndeshja Tirana – Vllaznia do të luhet të premte në orën 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet. Bardheblute i kane shkaktuar te pareh humbje ekipit shkodran ne kete kampionat dhe keta te fundit do te tentojne t’i kthejne reston atyre.