Aventurës së Edon Hasanit në Iran duket se i ka ardhur fundi.

Mesfushori i njohur shkodran prej disa javësh nuk aktivizohet dhe tashmë nuk është më në planet e trajnerit Ebrahimzadeh.

Newsport.al ka mësuar nga burime të besueshme pranë lojtarit, se 26-vjeçari do të kthehet në fund të muajit në vendin tonë.

Pas largimit të teknikut kroat Zlatko Kranjcar asnjë nga lojtarët nuk është i kënaqur me hapësirat e dhëna nga Ebrahimzadeh.

Të njëjtat burime tregojnë që Hasani do të ketë edhe një takim të fundit me presidentin e Sepahanit.

Gjasat janë që ai të rikthehet në vendin tonë, pse jo edhe në Superiore./newsport/