Mesfushori i Vllaznisë Edon Hasani e ka mbyllur vitin 2017. Një dëmtim i pësuar në stërvitjen para ndeshjes së kupës me Tiranën, ka rezultuar më i rëndë nga sa mendohej. Për këtë arsye, ai nuk do të luajë as nesër dhe as javën tjetër ndaj Partizanit dhe shpresat janë që të rikthehet sa më shpejt në janar. Lajmin e ka konfirmuar për mediat vetë trajneri Ernest Gjoka i cili ka deklaruar se për fatin e keq të këtij lojtari, ai nuk do mundet të jetë i gatshëm për të luajtur.

Nga sa mësohet kemi të bëjmë me një ropturë në pjesën e pulpës të këmbës së djathtë e cila do kohën e vet të shërohet. Prandaj dhe tashmë stafi mjekësor e ka këshilluar që të qëndrojë pushim për njëfarë periudhe për t’u rikthyer pastaj në stërvitje me siguri në fillimin e muajit janar.

www.shkodrasport.com