Kastrioti do të përballet ditën e sotme me Vllazninë. Sfida e vlefshme për javën e 18-të të Superligës do të luhet në stadiumin e Kamzës dhe do të nisë në orën 13:45.

Vendasit kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e fundit dhe do të kërkojnë t’i marrin pikë edhe Vllaznisë. Për këtë ndeshje, krutanët do të kenë një mungesë të sigurt pasi mbrojtësi Adolf Selmani vazhdon të jetë i dëmtuar.

Një tjetër lojtar që shqetëson trajnerin Çela është edhe Edon Hasani. Shkodrani ka pasur shqetësime gjatë këtyre ditëve dhe është në dyshim për ndeshjen e sotme.

Gjithçka pritet të vendoset vetëm pak orë para ndeshjes dhe mbetet për t’u parë nëse Hasani do t’ia dalë të jetë në fushë apo jo./newsport/