Mesfushori 20 vjeçar shkodran Edon Hasani ka qenë protagonist dje në miqësoren e ekipit të tij Liteks teksa ka goditur shtyllën në një moment. Ka ndodhur kështu në pjesën e dytë kur ai është aktivizuar nga ana e trajnerit Stoiçkov. Ai ka bërë një paraqitje të mirë edhe në këtë ndeshje ashtu si dhe të shtunën që shkoi në miqësoren ndaj Shpresave të Bullgarisë. Në miqësoren e djeshme ndaj ekipit OPC Red Beach, që është mbyllur në barazim 1-1, nuk ka luajtur asnjë minutë futbollisti tjetër shkodran Armando Vajushi i cili siç dihet po kalon një dëmtim prej pak ditësh, dëmtim i cili nuk e la atë të grumbullohej as me Shpresat e Shqipërisë për miqësoren e pazhvilluar me ekipin anglez. Sa i takon Hasanit, ai çdo ditë e më tepër po merret në konsideratë nga stafi drejtues i Liteksit dhe për rrjedhojë duket se aktivizimi i tij si titullar, do të jetë shumë i afërt. Mosha e tij e re dhe për më tepër, të dhënat shumë të mira, janë një garanci për të ardhmen e tij. Dy shkodranët, Vajushi dhe Hasani në këtë mënyrë janë kthyer në një faktor të rëndësishëm për këtë skuadër e cila është një nga më emër sidomos në vitet e fundit në futbollin bullgar. Liteksi aktualisht ndodhet në vendin e katërt në renditje duke qenë në garë kryesisht për të tretin sepse dy vendet e para, duket se janë larguar disi me pikë.
www.shkodrasport.com