Edon Hasani ka folur pas fitores 4-0 kundër Kastriotit. Mesfushori i Tiranës deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“E rëndësishme është që fituam. Ne po ndjejmë shumë presionin e rezultateve. Duhet t’i shohim dhe t’i marrim ndeshjet me radhë. Situata është e vështirë për momentin. Duke qenë se ishte një ndeshje delikate, e vendosa krahun, por goditja nuk ishte në nivelin që doja. Ishte edhe goli i parë, ndaj e kisha me pak mëdyshje.
Kemi një javë në dispozicion. Mendoj se do marrim pikët e plota. Presim edhe Flamurtarin brenda. Shpresojmë të marrim pikët e plota. 3 pikë na qetësojnë vetëm për një javë.
Nuk jam fsheh kurrë pas gishtit. Në derbi unë e humba topin në mesfushë, por nuk më pëlqen se si humba. Ky presion ishte edhe te goditja e 11-metërshit të sotëm ndaj Kastriotit. Te Tirana dhe te Vllaznia presioni është më i madh se te Kukësi.
Por, më shumë të them të drejtën presioni është më i madh te Tirana. Tifozët me të drejtë s’mund ta pranojnë një situatë të tillë. Më vjen keq sepse kemi shënuar të parët në 5 ndeshje“, përfundoi ai./newsport/