Tirana është rikthyer bindshëm edhe në Kampionat, përveçse në Kupën e Republikës. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema mori një fitore 4-1 me përmbysje ndaj Kamzës, ne nje ndeshje qe prodhoi shume gjera.
Bardheblutë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, por në superioritet numerik, pas daljes me kartonin e kuq të Beqirit në minutën e 41, ndërsa 10 minuta më herët, Plaku kishte kaluar në avantazh Kamzën.
Në pjesën e dytë, Tirana ishte një tjetër skuadër, duke shënuar 4 herë në portën e Kamzës. Dy gola u shënuan nga Hasani, ndërsa realizuan edhe Ngoo dhe Doka.
Mesfushori shkodran Edon Hasani kesisoje dhe njehere tjeter shnderrohet ne protagonistin kryesor te bardhebluve duke i ndihmuar ata jo vetem me lojen e shkelqyer ne mesfushe por edhe me golat qe po shenon.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit, dy skuadrat bregdetare Teuta dhe Flamurtari ndanë nga një pikë, në një barazim 1-1. Te paret kane kaluar ne avantazh miqte me 11-metersh te shnderruar ne gol nga Batha ndersa me pas ka barazuar Traore per vendasit.