Kuqezinjtë fituan mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në Budapest 1-0 ndaj Hungarisë, duke mbajtur gjallë ëndrrën për një vend në play-off të Botërorit 2022.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Eduard Abazi në një intervistë për “Ora Sport” në ekranin e Rtv Ora tha se

Është shumë i kënaqur nga loja e mbrëmshme dhe se kjo periudhë është faza e më serioze që ekipi shqiptar ka.

Gjithashtu ai pohon se shënuesi i golit triumfues në ndeshjen e mbrëmshme, Armando Broja është i shkëlqyer dhe se jemi me fat që e kemi.

“Unë personalisht jam tepër i kënaqur nga kjo lojë. Kjo është faza më serioze që Shqipëria ka, të martën edhe 2 lojëra të tjera. Armando Broja është i shkëlqyer dhe ne jemi me fat, që e kemi në ekipin tonë kombëtar. Manaj edhe Broja janë titullarë të padiskutueshëm të ekipit tonë,” u shpreh Eduard Abazi./Ora News/