Qendra stërvitore KF Egnatia e cila ndodhet në fshatin Lekaj që i përket Njësisë Administrative Gosë dhe më varësi të Bashkisë së Rrogozhinës po shkon drejtmarrjes së formës së plotë. Punimet ecën duke pasur në kokë çdo ditë edhe drejtuesit rrogozhinas. Ky kompleks do të jetë modern, ndërsa menaxheri i skuadrës rrogozhinase, Renato Gjuzi, flet për ecurinë e punimeve dhe zbulon fillimin e punimeve në stadium.

“Punimet në qendrën stërvitore kanë ecur mjaft mirë enjëkohësisht janë bërë edhe mjaft cilësore. Do të jetë një kompleks që do të zgjidhë një herë e mirë problematikën e moshave për stërvitje dhe ndeshjet zyrtare, por edhe skuadrës së parë. Besoj se në fund të vitit qendra merr formën e plotë dhe në muajt e parë të vitit te ardhshëm do të jetë gati.

Kurse stadiumi do te nisë punimet së shpejti. Egnatia e Superiores do të jetë e kompletuar. Rruga ka nisur dhe të gjithë në klub duan që skuadra të jetë e kompletuar në çdo aspekt. Fillimi i vitit besoj do të gjejë edhe mjetet e renda në punë për stadiumin e ri”,-tha menaxheri i rrogozhinasve Renato Gjuzi. /vipsport.al/