Egnatia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një nga sfidat kryesore të kësaj jave në Superiore pas barazimit 1-1 në Rrogozhinë.
Ndeshja ishte mjaft e bukur në pjesën e parë ku nuk munguan rastet në të dy portat, por me rrjetat që u tundën nga Lushkja në një anë e Bregu në tjetrën vetëm falë penalltive.
Në fraksionin e dytë të lojës, një karton i kuq i shpejtë i Aleksit bëri që sfida të humbte pak shkëlqimin, pasi rrogozhinasit u mbrojtën me forca të shtuara, ndërsa blutë nuk dukeshin në gjendje të thumbonin para Dobjanit.
Kësisoj, të dy ekipet morën nga një pikë në këtë duel, që i bashkon për momentin me Partizanin në vendin e parë.
EGNATIA 1-1 DINAMO
20′ (p) Lushkja – 39′ (p) Bregu