Egnatia dhe Vllaznia janë ndarë me rezultatin 1 me 1. Sfida e luajtur në Rrogozhinë i dha nga një pikë të dy skuadrave.
Ishte Regi Lushkja autori i golit për Egnatian në këtë takim. Një supergol i realizuar në minutën e parë. 45 minutat e para folën për rrogozhinasit.
Në të dytën gjërat ndryshuan ku Vllaznia dhe barazoi takimin. Kështu ishte i zakonshmi Dodaj që shënoi, teksa shkodranët u treguan dhe më kërkues në vazhdim.
Vllaznia ndodhet në kuotën e 22 pikëve pas 13 javëve kampionat, ndërsa Egnatia numëron 22.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
EGNATIA 1-1 VLLAZNIA
1′ Lushkja – 56′