Nga Endri ÇINARI

Ndeshja e rradhës e Vllaznisë në kampionat do jetë kundër Egnatias. Një duel që mund të përcaktojë shumë për ecurinë e shkodranëve, por edhe të rrogozhinasve përsa i përket renditjes finale. Statistikat e këtij ediconi tregojnë një baraz peshë totale mes dy skuadrave, që cilësohen si nga më të fortat e elitës së futbollit tonë.

Kështu ndeshja e parë e zhvilluar në Shkodër këtë sezon ka përfunduar në shifrat 3-1 për kuqeblutë. Golat për Vllazninë i gjenin Mala, Qato dhe Balaj me Ujkën për Egnatian që kishte shënuar për shifrat provizore 1-1. Në fazën e dytë në duelin e luajtur në Rrogozhinë gjithçka përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Ku shënonin Lushkja për Egnatian dhe Dodaj për Vllazninë.

Në duelin e fazës së tretë, Egnatia do i kthente “reston” kuqebluve në “Loro Boriçi”. Ekipi i drejtuar nga Tetova triumfonte me rezultatin 0-2 falë rrjetave të Lushkjes dhe Zejnullait.

Në ndeshjen e rradhës që do jetë edhe e fundit për këtë sezon, do shikohet nëse do ndonjë nga skuadrat do arrijë të bëjë diferencën ndaj njëra-tjetrës.