Vllaznia ka ende shanse per te kapur zonen europiane ne kampionat. Kuqeblute jane tre pike larg Partizanit dhe barazim me pike me Kukesin dhe keshtu duhet qe te fitojne patjeter ne dy ndeshjet e mbetura, por edhe njekohesisht kuksianet te humbasin.
Megjithate, shkodranet vijojne seancat stervitore, pasi neser presin ekipin e Egnatias. Nderkohe, nga ana tjeter, Egnatia do te kerkoje neser ne oren 17:00, ne stadiumin e Shkodres, rikthimin te rezultatet pozitive.
Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani vjen pas keter humbjeve rradhazi ne kampionat, pikerisht kunder Kastriotit, Laçit, Teutes dhe se fundmi Partizanit.
Trajneri shqiptaro-maqedonas ka qene i shqetesuar per menyren e reagimit te ekipit dhe ne seancat e diteve te fundit eshte ndalur gjate tek ana psikologjike me ekipin.
Tashme, duket se ne Rrogozhine jane pajtuar me faktin qe do te luajne ne “play-out”.Megjithate, neser se pari ekipi i Ramadanit do tentoje te mos dale pa pike, per te luajtur futboll te ndershem.
Ne tri ndeshjet me Vllaznine, rrogozhinasit kane barazuar dy here ne shtepi dhe ne transferte, te dy ndeshjet me nje rezultat 1-1 dhe kane fituar ne shtepi me shifrat 3-0. Sot ne ndeshjen e fazes se katert, Egnatia do te tentoje te mos dale e mundur minimalisht, edhe pse tashme luan pa synime.
Maringlen ZHIVANI