Egnatia ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për kualifikimin e mundshëm në turin e tretë të Ligës së Konferencës, teksa ka mundur sot me shifrat 1-0 në transfertë ekipin e VIkingur, kampionin në fuqi të Islandës.
Skuadra rrogozhinase vinte në duelin e sotëm me ndryshime të rëndësishme në përbëjre pas largimeve të Sherrit e Ibrahimoglu. Por Dabjani në portë ishte i pakalueshëm në ndeshjen e tij të debutimit në Europë, duke ndalur çdo goditje drejt katërkëndorit.
Nga ana tjetër, një pasiguri e portierit vendas i dha mundësinë Xhoel që të shtynte topin në rrjetë dhe t’u jepte avantazhin rrogozhinasve në pjesën e parë të sfidës. Kjo ia bëri më të thjeshtë skuadrës kampione të Shqipërisë të kontrollonte duelin në vijimin e tij dhe të fokusohej për të administruar këtë rezultat, duke ia dalë me sukses deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kështu, Egnatia merr një rezultat që i jep shpresa të mëdha për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Konferencës dhe mundësinë që të vazhdojë të tregojë sa vlen edhe në arenën ndërkombëtare. Kujtojme qe ndeshja e kthimit do te luhet pas nje jave ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.