Egnatia vjen neser ne Shkoder me avantazhin e fitores se pare ne shifrat 1-0 dhe ne pamje te pare eshte me e favorizuar per t’u kualifikuar per ne finalen e Kupes se Shqiperise, e cila do te ishte e dyta here rradhazi per te.
Por ndonese rrogozhinasit mund te konsiderohen favorite, serish ata duket se “kane frike” nga Vllaznia. Kete e tregon me se miri fakti se ato kane paguar ne FSHF sipas rregullores shumen e duhur ne menyre qe pjesa e mbetur e denimit te futbollistit Sebastian Spahiu t’i konvertohej dhe ai te ishte i gatshem per loje.
“Pranimin e kërkesës së KF Egnatia, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Sebastjan Spahiu në bazë të nenit 75 të KDE”- shkruhet ne vendimin e sotem te Komisionit te Disiplines.
Siç dihet, fantazisti shkodran u ndeshkua me tre ndeshje pezullim pas ndeshjes me Erzenin dhe ne fakt ka kryer dy deri tani, por sipas rregullores ndeshja e mbetur mund te konvertohej kundrejt pageses dhe drejtuesit e Egnatias keshtu kane bere sepse duan ta kene me çdo kusht ne skuader kete lojtar.
Kjo sepse pavaresisht se do te luajne ndaj Vllaznise me dy mungesa te rendesishme, duan t’i ruhen çdo te papriture te mundshme dhe prandaj kane kerkuar ta kene me çdo kusht edhe Spahin ne fushen e lojes dhe per te shfrytezuar talentin e tij./www.shkodrasport.com/