Egnatian nuk e ndal askush. Rrogozhinasit kanë marrë fitoren e radhës në “Egnatia Arena”, teksa hërë herë kanë mposhtur Vllazninë 3-0. Një ndeshje spektakolare nga vendasit, të cilët shënuan të 3 golat në pjesën e parë.

Fillimisht në minutën e 21-të do të ishte Edison Ndreca që do të mposhte Qarrin, për të vazhduar në minutën e 32- me Paulauskas dhe në minutën e 40-të me Isgandarlin. 3 supergola nga rrogozhinasit që nuk i ndal askush.

Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të krijuara, lojtarët nuk do të mund të gjenin dot rrugën e rrjetës. Në këtë mënyrë rezultati do të mbetej i pandryshuar deri në fund, me Egnatian që koleksionon një tjetër 3 pikësh në Superiore, me shkodranët që “dorëzohen” pa kushte.

Pas kësaj fitoreje skuadra e udhëhehqur nga Edlir Tetova shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e parë, ndërsa shkodranët e Qatip Osmanit mbeten në vendin e 5-të me 17 pikë.

EGNATIA – VLLAZNIA 3 – 0

(Ndreca 23′, Paulauskas 32′, Isgandarli 40′)