Egnatia do të kthehet në mesjavën e ardhshme, për t’u përballur në Superiore me Vllazninë. Kampionët presin në Rrogozhinë kuqeblutë, që kërkojnë t’u rrezikojnë vendin e parë.

Ky takim pritet të jetë mjaft i vështirë për djemtë e Edlir Tetovës. Kjo pasi nga ndeshja me Tiranën, janë të sigurt tri mungesa për shkak kartonësh.

Bëhet fjalë Serxho Ujkën, që u largua me karton të kuq, Alijev dhe Fangajn. Dy të fundit kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe për këtë duhet të mungojnë një ndeshje.

Lajm i mirë ndërkohë mbetet rikthimi i Dylys, që ka shlyer pezullimin e tij.