Nga Endri ÇINARI

Futbolli shqiptar nuk do pushojë as në mesjavë , ku skenën e merr kupa e Shqipërisë me gjysmëfinalet e kompeticionit. Dueli më i rëndësishëm i gjysmëfinaleve mbetet ai mes Egnatias dhe Vllaznisë. Me dy ekipet që do zbresin në fushën e “Demrozi Arena” në orën 15:00 të ditës së sotme. Ku të dy ekipet vijnë si vendi i parë dhe i dytë në kampionat.

Egnatia mund të quhet pa frikë ekipi që pretendon të fitojë në dy fronte, si kampionat e po ashtu kupë. Ku po ashtu rrogozhinasit janë edhe fituesit në fuqi të kupës. Edhe nesër përballë tifozëve të tyre, të besuarit e Tetovës do duan një rezultat pozitiv. Dhe timonieri i rrogozhinasve duket se ka hartuar edhe planin dhe formacionin për ndeshjen ndaj kuqebluve.

Kështu në portë si zakonisht pritet Alen Sherri, një nga portierët më të mirë në kampionat. Në mbrojtje nga e djathta sërish një shkodran si Fangaj. Me Maloten dhe Xhemajlin në qendër dhe Dulyssen në të majtë do kompletohet reparti i prapavijës. Në mesfushë pritet të gjejnë vend emra si: Aleksi dhe Zejnullai, që do kenë edhe fantazinë e Fernandos.

Në sulm i paprekshëm duket Montenegro, lojtari i ardhur në merkaton e janarit. Sulmuesi nga Kosta Rika do ketë edhe mbështetjen Ibrahimoglu dhe Spahiut nga krahët. Një ndeshje për të mos u humbur sot mes Vllaznisë dhe Egnatias, ku dueli pritet me të vërtetë interesant dhe ku rrogozhinasit sfidojnë me lojtarët më të mirë në dispozicion./www.shkodrasport.com/