Egnatia ka triumfuar kundër Bylisit me shifrat 3-1 në transfertë. Kjo ishte ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 23-të me Ujkën dhe shifrat u dyfishuan në të 34-ën me Uotlai. Kështu u mbyll pjesa e parë në “Adush Muçaj”.
Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime te skuadrat dhe goli i tretë për Egnatian u realizua nga Redi Kasa. Në të 68-ën Ruçi rihapi sfidën dhe provuan të barazonin shifrat, por ballshiotët nuk arritën të përfitojnë nga mundësitë e dhëna. Kështu skuadra e Tetovës do të jetë më e qetë në ndeshjen e dytë çerekfinale që luhet më 26 shkurt.
BYLIS 1-3 EGNATIA
68′ Ruçi/ 23′ Ujka, 34′ Uotlai, 66′ Kasa