Egnatia ka vazhduar e qetë marshimin në kreun e renditjes së Kategorisë Superiore, teksa ka mundur sot me shifrat 2-1 Bylisin në ndeshjen e parë të javës së 23-të.
EGNATIA 2-1 BYLIS
57′ Lushkja, 74′ Ndreca / 83′ Malomo
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Egnatias.
90′ Jepen 4 minuta shtesë
89’ Abazaj ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
88’ Kundërsulm i rrufeshëm i rrogozhinasve të cilët shfaqen me 4 lojtarë pranë zonës ndaj dy të miqve. Pasimi nga e djathta gjen Guindo, por gjuajtja e ketij te fundit ndalet nga Hasanbelli. (VIDEO)
87’ Alijev merr vendin e Kasës në radhët e Egnatias.
86’ Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë për një ndërhyrje ndaj Peraltas.
83’ GOOOL BYLIS! Dajisnani gabon në largimin e topit pas një pasimi mbrapa të Uotlait dhe ia kalon sferën Malomos. Ky i fundit nuk gabon dhe çon sferën në rrjetë duke shkurtuar diferencën. (VIDEO)
79′ Tre zëvendësime tek Egnatia. Aktivizohen Guindo, Uotlai dhe Leo Melo, largohen Bakajoko, Lushkja dhe Ujka.
75′ Bakajoko humbet mundësinë e trefishimit të shifrave. Anësori akordon pozicion jashtë loje në përfundim të aksionit. (VIDEO)
75′ Dy zëvendësime te Bylis. Aktivizohet Abazaj dhe Ualison, largohen Marku dhe Berko.
74′ GOOOL! Ndreca dyfishon shifrat, spektakël nga vendasit. (VIDEO)
73′ Rrezikon Berko, që e ka një karton të verdhë. (VIDEO)
73′ Mundësi që nuk shfrytëzohet si duhet nga Egnatia. Peralta tregohet i vëmendshëm dhe dërgon topin në këndore. (VIDEO)
68′ Bakajoko shpërdoron një mundësi të artë pas goditjes me kokë. (VIDEO)
67′ Largohet Mahmuti, Kane merr minuta te Bylisi.
65′ Gjata provon të gjejë rrugën e rrjetës por goditja është e lehtë dhe përfundon në duart e Dajsinanit. (VIDEO)
61′ Zejnullai gjuan, por topi ndalet në murin mbrojtës. (VIDEO)
60′ Dy ndryshime te Bylisi! Largohen Përgjoni dhe Sulovari, në lojë futen Gjata dhe Ruçi.
57′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Bakajoko pason për Lushkjan, ky i fundit nuk gabon më para portës dhe shtang portierin Hasanbelli. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë.
45’+2′ Mbyllet pjesa e parë pa gola në Rrogozhinë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
43′ Traversa i mohon golin Regi Lushkjas. (VIDEO)
42′ Lushkja gabon para portës, nuk arrin ta shënjestrojë si duhet. (VIDEO)
36′ Fangaj merr karton të verdhë për ndërhyrjen e gabuar ndaj Sulovarit.
26′ Berko ndëshkohet me karton të verdhë për shkak protestash.
25′ Kasa gjuan nga goditja e lirë, Hasanbelli bën një pritje të mirë. (VIDEO)
23′ Ulet ritmi i ndeshjes, rezultati vijon të jetë i pandryshuar.
19′ Zejnullai gjuan nga jashtë zonës, sfera përfundon jashtë.
14′ Berko fiton duelin me Ndrecën dhe i pason Malomos, ai gjuan me të majtën por gabon me shënjestrën. (VIDEO)
13′ Ndreca i njerr një top fantastik Redi Kasës, ky i fundit godet por topi ndalet nga traversa. (VIDEO)
8′ Ndreca i nxjerr një top të mirë, Zejnullai gabon me shënjestrën. (VIDEO)
5′ Mahmuti gjuan me të djathtën, por topi shkon jashtë. (VIDEO)
4′ Minuta të qeta deri tani, lojtarët qarkullojnë topin.
1′ Nis ndeshja!
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Aleksi, Bakajoko, Lushkja, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Ujka, Fangaj, Kasa
Trajner: Edlir Tetova
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Mahmuti, Kamara, Malomo, Sulovari, Berko, A. Marku, Peralta, Përgjoni, Ilieski
Trajner: Nevil Dede