Egnatia ka mposhtur Bylisin me rezultatin 0-2. Sfida e javës së 14-të në Superiore sheh rrogozhinasit të shijojnë 3 pikët dhe të ngjiten në vendin e tretë. Kështu lënë pas Dinamon me dy pikë më tepër. Bylisi ndërkohë mbetet në vendin e fundit.
Rrogozhinasit u zgjuan në fundin e pjesës së parë. Ishte pikërisht Zejnullai që përktheu një penallti në gol, pasi u fitua nga Bakajoko.
Në të dytën tensioni u shtua te Bylisi, ndërsa pati protesta dhe te kryesori Alla. Ky i fundit largoi me karton të kuq Edison Ndrecën nga rrogozhinasit, disa minuta para fundit të kohës së rregullt, pasi plotësoi kartonin e verdhë.
Bylisi po provonte gjithçka në sulm, por pa sukses. Kështu në sekondat e fundit ishte Egnatia që përfitoi dhe Ujka dyfishoi shifrat.
BYLIS 0-2 EGNATIA
45′(p) Zejnullai, 90+9′ Ujka