Egnatia u mposht 4-0 nga Napoli në miqësoren e zhvilluar në Castel di Sangro, Itali. Në minutën e 21-të, Lobotka dhuroi një asist për gjeorgjianin Kvaratskhelia, që brenda zonës nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

Pak para se të mbyllej gjysmë ore lojë, Politano me një të djathtë të jashtë dyfishoi epërsinë, duke mos i dhënë asnjë shans portierin Dabjani.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Napoli, që thelloi rezultatin me Kvaratskhelian në minutën e 51-të, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-0 e shënoi Ngonge në të 68-tën.


Napoli – Egnatia 4-0

(Shënues: Kvaratskhelia 21′, Politano 28′)

Formacionet zyrtare të ndeshjes Napoli – Egnatia:

NAPOLI (3-4-2-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Natan; Mazzocchi, Anguissa, Lobotka, Spinazzola; Politano, Kvaratskhelia; Çedira. Trajner: Antonio Conte.

EGNATIA (3-5-2): Dabjani; Aliyev, Malota, Xhemajli; Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Lushkja, Ndreca; Kasa, Doukouo. Trajner: Edlir Tetova.