Egnatia nuk mund të konsiderohet më si një surprizë e kampionatit. Ekipi rrogozhinas ka kaluar cdo pritshmëri me lojërat që ka zhvilluar duke iu marrë pikë edhe atyre skuadrave që para nisjes së sezonit konsideroheshin si favoritë për të arritur tek titulli.

Deri më tani Edlir Tetova po bën një punë të jashtëzakonshme, duke koleksionuiar 30 pikë në 14 javë kampionat. Pa harruar se tekniku ia ka dalë të krijojë një mbrojtje solide me dy qendrat si Renato Malota dhe Arbenit Xhemajli, ky i fundit ardhur këtë sezon nga Vaduzi, e po të shohësh numrat Egnatia ka pësuar vetëm 12 gola, me mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Ditën e shtunë, në orën 13:30, Egnatia do të presë Vllazninë, me shkodranët që shkojnë në Rrogozhinë me moral të lartë pas fitores ndaj Teutës. Ajo që të bën përshtypje është fakti se Egnatia deri më tani ka marrë 9 fitore, tre barazime dhe 2 humbje. Por, rezultatet e rrogozhinasve janë më të mira në transfertë sesa në shtëpi. Pikërisht këto dy humbje, ekipi i Egnatias i ka pësuar në shtëpi. Humbje të cilat erdhën përballë Skënderbeut në javën e parë dhe Teutës javën e shtatë.

Nga 9 suksese të koleksionuara, 5 kanë ardhur në transfertë e katër jashtë saj, e në këtë mënyrë, Egnatia jo vetëm që kërkon fitoren për ruajtur formën pozitive, por edhe për të barazuar në një farë mënyre bilancin e fitoreve, pasi rrogozhinasit nga 9 fitore, 5 i kanë në transfertë e vetëm katër në shtëpi.