Nga Endri ÇINARI
Vllaznia do presë ditën e sotme në kuadër të javës së katërt të Superiores, Egnatian. Shkodranët dhe rrogozhinasit do “përplasen” në orën 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Një duel që pritet interes mes dy prej ekipeve që cilësohen si pretendente për “Final 4” në fund të edicionit.
E ndërsa Vllaznia kërkon të kthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Skënderbeut edhe Egnatia kërkon vijimin e rezultateve pozitive. Për këtë edhe trajneri Tetova ka përgatitur formacionin që do zbresë në fushë. I cili duket se ka pak ose aspak ndryshime nga ai që u paraqit në duelin e fundit kundër Tiranës.
Kështu nga porta do e nisë tashmë i zakonshmi Dabjani. I cili është titullar pas largimit të Sherrit. Në treshen e mbrojtjes përveç kapitenit Malota do jenë edhe Xhemalji dhe Dulysse. Nga krahët do mbështesin djathtas Fangaj e majtas Ndreca. Në mesfushë duket se janë edhe dilemat më të mëdha.
Ku Aleksi dhe Zejnullai duken të sigurtë në formacion. E ndërsa në balotazh duken Lushkja dhe Ujka. Në sulm krah Vuthajt, po ashtu pritet edhe Joel. Të cilët do formojnë dyshen e repartit të avancuar./www.shkodrasport.com/