Skuadra e Egnatias ditën e djeshme ka arritur një fitore me shumë vlera teksa kanë mposhtur me rezultatin 1-2 kampionët aktual të Shqipërisë, Teutën.
Nga klubi rrogozhinas janë larguar dy lojtarë, Arsenio Valport dhe Kris Gadi.
Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare klubi i Egnatias me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” duke i falënderuar për këtë aventurë dhe duke i uruar gjithashtu dhe suksese në të ardhmen.
NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS –
“- Zyrtare
Arsenio Valport & Criss Gadi kanë ndërprerë kontratën me konsesus me KF Egnatian.
Klubi i uron suksese në të ardhmen duke i falenderuar për kontributin e dhënë.”