Egnatia mund të bëjë goditjen e madhe në orët në vijim. “Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se mesfushori i Tiranës, Albano Aleksi, është një hap larg firmës me klubin e Egnatias.
Mes palëve kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të konkretizuat marrëveshjen.
Titullari është joshur nga oferta e rrogozhinasve, që këtë verë do të luajnë për herë të parë në Ligën e Konferencës.
Me Aleksin, trajneri Tetova do të blindonte mesfushën. Lojtari fierak ka fituar gjithçka në katër vitet e fundit si pjesë e Tiranës dhe Teutës