Gytis Paulauskas tashmë mund të quhet një ish-futbollist i Egnatias.
Sulmuesi shtatlartë lituanez, do të largohet përfundimisht nga rrogozhinasit, pasi do të nisë një aventurë të re në kampionatin ukrainas.
Për futbollistin ka mbërritur një ofertë nga klubi i Kolos Kovalivka që e sheh sulmuesin e kombëtares së Lituanisë si një forcë të rëndësishme për repartin e avancuar.
Vetë Paulauskas ka bërë të qartë që në ditët e fundit të vitit 2023 se ishte në kërkim të një tjetër aventure e kështu, klubi ka gjetur akordin me ukrainasit, duke finalizuar shitjen e tij, teksa prezantimi i 24-vjeçarit te Kolos pritet në ditët në vijim, sapo të kenë përfunduar procedurat burokratike të rastit./PANORAMA-SPORT/