Egnatia ka triumfuar përballë Tiranës në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Arena Kombëtare”, u mbyll 0-4 në favor të rrogozhinasve.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, teksa kampionët treguan fytyrën e tyre në pjesën e dytë. Ujka, Lushkja, Bakayoko dhe Ndreca ishin autorët e “pokerit” të Egnatias.

Me këtë fitore, djemtë e Edlir Tetovës marrin vendin e parë në renditjen e Superiores me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 18 pikë, Tirana mbetet në vendin e 9-të, pra të parafundit.

Tirana 0 – 4 Egnatia

(Ujka 60′, Lushkja 64′, Bakayoko 80′, Ndreca 94′)