Egnatia do të luajë pasditën e sotme një gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj. Kështu, përballë rrogozhinasve në rrugën e tyre do të jetë Vllaznia.
Kjo sfidë mes tyre do të luhet pasditën e sotme në “Loro Boriçi”, duke nisur nga ora 18:00 dhe pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante mes të dy ekipeve. Tek rrogozhinasit, optimizmi është prezent dhe maksimal në skuadër dhe prandaj, do të synojnë me çdo mënyrë të dalin me një rezultat pozitiv pasditën e sotme nga Shkodra.
Po ashtu, të gjithë në Rrogozhinë besojnë dhe shpresojnë që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion, teksa do të synojnë edhe finalen e madhe të “Air Albania”.
Nga ana tjetër, lajmi i mirë për trajnerin Edlir Tetova është se për duelin e pasditës së sotme do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët, me përjashtim të sulmuesit anësor Redi Kasa.
Maringlen ZHIVANI