Egnatia nuk ka të ndalur në këtë merkato, me rrogozhinasit që përforcojnë skuadrën me elementë cilësorë për sezonin e ardhshëm.

Ditën e sotme, Egnatia ka prezantuar edhe goditjen e radhës. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Shkëndijës, Arbin Zejnullai.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku tregohet se 25-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me mesfushorin e kombëtares Shpresa.

23-vjeçari është aktivizuar rregullisht edhe me Kombëtaren Shpresa teksa së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Rabotniçkit në Maqedoninë e Veriut.

Zejnullai ka mbajtur veshur fanellat e Lokomotivës së Zagrebit, Shkëndijës së Tetovës dhe Rabotniçkit.