Pas 3 barazimeve radhazi në kampionat, Egnatia rigjen fitoren në “Abissnet Superiore”. Rrogozhinasit marrin një sukses të çmuar në transfertë, pasi fitojnë 2-0 në “Adush Muça” përballë Bylisit vendas. Sfida e transmetuar drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e luftuar, por në fund janë miqtë ata që festojnë.

Pjesa e parë është e ekuilibruar dhe mbyllet në barazim pa gola 0-0. Egnatia kalon në avantazh sapo nis pjesa e dytë me të zakonshmin Lushkja, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat. Bylisi nuk arrin të reagojë dhe në një kundërsulm është Guindo, ai që shëno golin e dytë për rrogozhinasit, gol që vulos edhe fatin e kësaj ndeshjeje.

Mbyllet 2-0 për Egnatian me skuadrën e Tetovës që ngjitet në kuotën e 58 pikëve në krye të renditjes, duke çuar në 4 pikë diferencën me Dinamon e vendit të dytë. Bylisi mbetet në kuotën e 33 pikëve, në zonën e ftohtë që të zbret një kategori më poshtë.