Ka startuar në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e katërt të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 në Kategorinë Superiore.
Rrogozhinasit e Edlir Tetovës synojnë të ruajnë ecurinë e rezultateve pozitive pas fitores që morën javën e kaluar kundër Laçit, teksa e njëjta gjë vlen edhe për shkodranët e Mirel Josës ku vijnë në këtë takim me dy fitore radhazi, respektivisht ndaj Kukësit dhe së fundmi kundër Tiranës.
LIVE EGNATIA-VLLAZNIA 0-0
MINUTË PAS MINUTE
1’ Nis dueli në stadiumin e Rrogozhinës.
FORMACIONET ZYRTARE –
EGNATIA – Sherri; Kacbufi, Atanda, Malota; Fangaj, Zejnullai, Fernando, Xhekson, Musta; Delarzh, BamBam. Trajner: Edlir Tetova.
VLLAZNIA – Zogoviç; Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli; Jonuzi, Boshnjaku, Heriç; Mala, Kaina Nunjesh, A. Hoxhaj. Trajner: Mirel Josa.