FAQJA E PARE FUTBOLL Egzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj Izraelit FUTBOLLKRYESORE Egzon Binaku, ja karriera e zbulimit të Panuçit ndaj Izraelit 08/09/2018 482 FacebookTwitterPinterestWhatsApp Egzon Binaku, mori më shumë duartrokitje se shokët gjatë takimit ndaj Izraelit, nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, duke luajtur si të ishte një veteran i Shqipërisë dhe jo si debutues, që ishte në të vërtetë. Me një fizik për t’u admiruar, formë sportive optimale, nivel mjaft të lartë teknik dhe mbi të gjitha kujdes të theksuar në pozicionim dhe mbylljen e hapësirave, Binaku, falë edhe qetësisë që e karakterizonte bllokoi çdo tentativë të izraelitëve, për të sulmuar nga krahu i tij, ndonëse i pëlqente edhe loja ofensive. Për më tepër, mbrojtësi 23-vjeçar përdorte topin në mënyrë perfekte, kombinonte, shtynte përpara dhe në 2-3 raste tentoi të godasë edhe portën. Binaku, me origjinë kosovare ka edhe nënshtetësi suedeze, por ai vendosi që të bënte zgjedhjen e zemrës duke luajtur për ngjyrat kuqezi, me shpresën se do të bëhet një lojtar i madh. KARRIERA – Kishte edhe nga ata që pyesnin… Po Binakun, pse nuk e ka grumbulluar më parë?! Ku luan ky djalë?! Egzon Binaku, aktualisht është pjesë e skuadrës së Malmos në Suedi, ku është titullar dhe numëron për këtë sezon 794 minuta. Karriera e tij ka ardhur në rritje, sepse tri vite më parë ka qenë pjesë e Haken, më pas Ljungskil, sërish rikthim në Haken ku për një sezon bëhet edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm e më pas bëhet pjesë e Malmos. 182 cm i gjatë, 74 kile dhe një lojtar mjaft premtues, karriera e Binakut me një performancë ndryshe edhe në përfaqësuese pritet që të ketë rritje. Madje, nuk është çudi që ta shohim edhe në mdonjë skuadër të ndonjë kampionati të njohur në Europë. ELOZHET – Në fund të takimit, vetë trajneri Kristian Panuçi, duke folur për Supersport nuk i kurseu elozhet ndaj Egzon Binakut, duke e cilësuar tashmë një bast të fituar dhe për më tepër, me mundësi reale rritjeje të cilësisë së performancave në të ardhmen. Pavarësisht eksperimenteve të dështuara në ndeshjet miqësore, Panuçi më në fund e gjeti mbrojtësin e tij të majtë në një ndeshje zyrtare dhe tashmë do të ketë një telash më pak në punën e tij në krye të kuqezinjve. /Vipsport/ ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI FUTBOLL Inagurohet fusha e re në Shtoj, Presidenti Duka: Shembull i bashkëpunimit të Federatës me një Akademi private FUTBOLL Inaugurohet fusha e re në Famullinë e Shën Prendas në Juban të Shkodrës, Presidenti Duka: Investim për edukimin e fëmijëve të komunitetit KRYESORE Tri orë mbledhje, kuqezinjtë e Milanit ballafaqohen me njëri-tjetrin KRYESORE Golashenuesi i tretë në histori, rikthehet sulmuesi 40-vjeçar që ishte tërhequr nga kombëtarja KRYESORE Biliç: Salah do ishte larguar nga Liverpuli, ndryshoi mendje prej… Klopit