Pas Uheid Hoxha nje tjeter futbollist shkodran qe ka luajtur sezonin e kaluar tek Besa, eshte i gatshem te rikthehet tek Vllaznia. Behet fjale per mbrojtesin 19 vjeçar shkodran Egzon Shimaj.
Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia dhe qe ka kaluar te gjithe ekipet kombetare te moshave deri tek U19 me te cilen ka luajtur sezonin e kaluar, tashme mund te kthehet serish ne Shkoder. Deshira e tij ekziston, thjesht duhet akordi me drejtuesit e klubit.
Kete gje Shimaj e ka pranuar ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ne te cilen e ka pranuar se ka patur oferta nga ekipe te tjera gjate kesaj periudhe, por deshiron te luaje per Vllaznine.
– Egzon sipas informacioneve te dhena nga mediat, nuk jeni paraqitur keto dite ne stervitje me ekipin e Beses. Cila eshte arsyeja?
Eshte e vertete qe nuk jam paraqitur ne stervitje por kam biseduar me drejtuesit e Beses. Ata me kane bere te ditur se do te me lejojne te largohem, nese behet fjale per ndonje ekip tjeter me cilesor dhe prandaj jam duke pare mundesine te firmos diku tjeter.
– Ka diçka konkrete deri tani per ju ne merkato?
Kam patur disa opsione e ketu mund te permend edhe Laçin, edhe Bylisin, por ne fakt une po pres nje pergjigje nga Vllaznia edhe kete jave, por deri tani nuk ka asgje konkrete.
– Keni patur kontakte me drejtuesit e Vllaznise?
Une jo, por eshte duke u marre menaxheri im me kete çeshtje. Nga sa di une, drejtuesit e Vllaznise kane pyetur per mua por ende asgje konkrete. Nese behet fjale per nje projekt serioz tek Vllaznia, do isha dakord qe te rikthehesha.
– Jeni i sigurte qe Besa nuk do ju pengoje?
Nga sa kemi biseduar jo. Besa do te mbaje 20 % e kartonit tim.
– Kur do te vendosesh perfundimisht per te ardhmen tende?
Jua thashe edhe me lart, besoj shume shpejt. Thjesht po pres Vllaznine edhe pak dite. Bylisit i thashe ‘jo’ dhe tani ka mbetur vetem Vllaznia ne loje.
www.shkodrasport.com