Pas Uheid Hoxhes, Eridon Qardakut dhe Akileu Ndreces, nje tjeter futbollist i ekipit Vllaznia U19 i ka dhene lamtumiren klubit shkodran duke zgjedhur nje skuader tjeter per vazhdimin e karrieres se tij.

Mbrojtesi 18 vjeçar Egzon Shimaj nga sot eshte futbollist i Bess se Kavajes. Ai ka firmosur dhe eshte prezantuar nga kjo skuader duke u konsideruar nje perforcim i rendesishem.

Nderkohe lojtari qe luan si ne qender te mbrojtjes ashtu edhe ne krahun e djathte te ketij reparti, permes nje mesazhi ne rrjetet sociale ka falenderuar te gjithe tek Vllaznia duke thene se do t’i kete serish ne zemer.

Por sipas tij, eshte koha per te nisur nje eksperience te re (ndonese ka moshen per te luajtur edhe nje vit tjeter me te rinjte). Ja çfare ka shkruar Shimaj ne lamtumiren e tij nga Vllaznia:

“Falenderoj te gjithe drejtuesit e Vllaznise, tifozat e Vllaznise edhe shoket e ekipit per mbeshtetjen gjithe keto vite. Do te jeni gjithmone ne zemer. Tani eshte koha per nje eksperience te re. Shpresoj te jap maksimumin tim me ekipin”

Egzon Shimaj eshte edhe anetar i kombetares U19 te Shqiperise dhe shquhet per aftesite e tij megjithate tek Vllaznia duket se nuk e kane patur shume mendjen tek ai dhe nga kjo ka perfituar Besa qe e ka perfshire tashme ne rradhet e saj.