Kampionatet e Europës, me përjashtim të Bundesliga dhe Premier League, që janë mbyllur fundjavën e kaluar, janë afër fundit. kështu, në pritje të javës së fundit në Spanjë, Itali dhe Francë, ka ardhur koha për të menduar për të ardhmen e afërt dhe për atë që do të jetë një verë e pasur me futboll (Kupa e Botës) dhe negociata në merkato.
Një merkaton që mund të dhurojë goditje të tjera të çmendura, si ajo e Pogbae Manchester United, e realizuar dy vite më parë, apo ajo e Neymar te PSG verën e kaluar. Duke u bazuar te kjo pikë, më poshtë mund të shihni formacioni më i shtrenjtë i “Kontinentit të Vjetër”.
Në portë, pavarësisht paraqitjeve të mira të bëra nga Alisson, ter Stegen dhe Ederson, është Jan Oblak i Atletico Madrid, i cili ka një vlerë 70 mln euro në merkato dhe e ka mbajtur të paprekur portën e Atletico në 22 nga 37 ndeshjet e luajtura në kampionatin spanjoll.
Në mbrojtje, para sllovenit, gjejmë të rreshtuar 240 milionë euro. Nuk mund të ndodhte ndryshe, duke parë se tre prej tyre janë lojtarë të Real Madrid, teksa i vetmi “i huaj” është një bavarez. Po flasim për
Carvajal (60 milionë euro) dhe Marcelo (60 mln), në krahë, dhe Hummels (60 mln) dhe Varane (60 mln), në qendër.
Mesfusha dominohet nga yjet e Premier League, të cilët përfaqësojnë 280 milionë euro të vlerës totale të këtij ekipi. Para mbrojtjes është pozicionuar Alli, ylli i Tottenham me vlerë 80 milionë euro. Në krahët e tij janë Kevin de Bruyne (110 mln) dhe Paul Pogba (90 mln).
Me pak fjalë, një mesfushë e mbushur me klas, vizion dhe një forcë fizike prej 280 milionë eurosh, e cila ka garantuar në këtë sezon 32 gola dhe 50 asiste.
Në sulm shikojm tre prej më të mirëve në qarkullim: Messi (180 mln euro), Cristiano Ronaldo (120 mln) dhe Neymar (180 mln). Pavarësisht shpërthimeve dhe paraqitjeve të mira të Kane, Salah, Griezmann dhe shumë të tjerë, ata mbeten të paarritshëm.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar