Vertete nga emri ndoshta nuk jane ne lartesine e duhur per te zhvilluar miqesore te tilla, por ekipet e Akademise se Shenkollit po bejne nje pune te madhe. Perveçse marrin pjese ne kampionatet e moshave te kategorise Superiore te futbollit shqiptar, objektivi dhe pikesynimi i tyre eshte per te shkuar edhe me larg dhe kete e tregon edhe ajo çfare kane bere se fundmi.
Moshat U-17 dhe U-19 të Shënkollit kanë luajtur më datë 7-8 dhjetor 4 ndeshje miqësore përballë Dinamo Zagrebit U-17, U-19 dhe Lokomotivës së Zagrebit U-17 e U-19. Miqësore luksi për djelmoshat nga qyteti i Lezhës që kanë luajtur miqësore në Kroaci.
Dinamo Zagreb U17 5-1 Shënkolli U17
Dinamo Zagreb U19 1-0 Shënkolli U19
Lok. Zagreb U17 4-0 Shënkolli U17
Lok. Zagreb U19 0-0 Shënkolli U19
Shënkolli U-17 militon në Kategorinë Superiore dhe ndodhet në vendin e 3-të me 19 pikë, por me një ndeshje më pak se dy skuadrat e Vllaznisë dhe Tiranës që kryesojnë renditjen, si dhe sezonin e kaluar arriti ne finale kunder Tiranes.
Ashtu si U-17 edhe Shënkolli U-19 aktivizohet në Kategorinë Superiore për moshat dhe ndodhet në vendin e 5-të me 14 pikë. Gjithashtu edhe Shënkolli për moshat U-19 ka një ndeshje më pak se skuadrat e tjera.
Një miqësore që u ka shërbyer të dyja ekipeve të moshave për të provuar veten përballë talentëve kroat dhe rezultati më I mir I arritur është barazimi I U-19 ndaj Lokomotivës së Zagrebit.
Falë punes te palodhur të stafit dhe dirigjentit Kristian Gjidodaj administratori klubit , Akademia Shënkolli cdo dite po tregon vlera dhe eshte ne rrugen e duhur.