Nga Endri ÇINARI
Ekipi i akademisë Vllaznia do ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme në garën për titullin kampion. Vllaznia U-19 udhëton sot drejt kryeqytetit për tu ndeshur me bashkëmoshatarët e tyre të Partizanit. Duel që luhet sot dhe është i vlefshëm për zonën e “play off”, që do thotë se kush renditet i pari pas këtyre ndeshjeve do jetë fituesi i titullit kampion.
Në orën 18:30 në Tiranë do zhvillohet pikërisht ndeshja, ku kuqebluve të drejtuar nga Elvis Plori iu vlen vetëm suksesi. Kjo për të shpresuar tek titulli kampion deri në fund të kampionatit. Skuadra vjen pas një suksesi në shifrat 2-0 kundër Skënderbeut në javën e shkuar. Dhe atmosfera në skuadër është shumë pozitive dhe optimiste.
Kuqeblutë e vegjël tashmë në ekipet e zonës “play off” renditen në vendin e tretë me 17 pikë. Po aq ka edhe Partizani në vendin e dytë, me sfidën që do jetë shumë vendimtare për të dy skuadrat. E ndërsa vendin e parë e mban Skënderbeu në këtë grupmoshë me 21 pikë të grumbulluara.
Sfida të tjera të rëndësishme për ekipet e akademisë Vllaznia luan edhe grupmosha U-18. Që pret në Shkodër në orën 11:30 Akademinë e Futbollit në një duel “play out”. E ndërsa një duel “play off” luan edhe Vllaznia U-17 që në orën 9:30 po ashtu luan kundër Akademisë së Futbollit.
Tiranë