Java e frikshme e tërmeteve është lënë tashmë pas dhe Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që përveç kampionatit të Superligës, këtë fundjavë të nisë edhe kampionatet e tjera, atë të kategorisë së parë, të dytë dhe të moshave.
Sa I takon këtyre të fundit, ekipet e Akademisë Vllaznia do t’I luajnë ndeshjet e tyre të rradhës në Shkodër. Ata do të kenë ditën e dielë përballë në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipet respektive të Laçit. Të parët që do të zbresin në fushë do të jenë 17 vjeçarët.
Ekipi shkodran I drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi do të ketë një objektiv të vetëm: Fitoren. Arsyeja është e thjeshtë sepse pas humbjes javën e kaluar ndaj Shënkollit, I ka dhënë mundësinë këtij të fundit ta barazojë me pikë dhe sëbashku të ndajnë vendin e dytë dhe të tretë në renditje.
Megjithatë objektivi I ekipit kuqeblu nuk është të kënaqet me vendin e dytë. Përbërja që ai ka dhe puna që është bërë, kanë shtuar ambicjet për të synuar titullin kampion këtë sezon dhe mundësitë I kanë për ta bërë këtë gjë.
Por deri në fundin e kampionatit do të luhen edhe shumë ndeshje të tjera dhe për këtë arsye, duhet të vazhdojë të bëjë mirë në kampionat, mbi të gjitha të dhurojë futboll të bukur sepse kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.
Sakaq, objektiv fitoren ka edhe Vllaznia U19 e cila vazhdon të zhvillojë një kampionat në ujëra të turbullta teksa në 9 ndeshje të luajtura, ka fituar vetëm 1 ndeshje, barazuar 5 dhe humbur 3. Të dielën ndaj Laçit padyskutim që pritet fitorja e dytë e këtij ekipi që me siguri shumë shpejt do të ngjitet në vendin që I takon.
www.shkodrasport.com