Mesditën e së hënës në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të kampionateve të moshave.

Një ditë më parë, me ndeshjet e javës së 27-të, ka përfunduar faza e tretë e tyre duke përcaktuar edhe dy skuadrat e para të çdo grupi që do të vazhdojnë më tej rrugën për fitimin e titujve kampionë për të dy grupmoshat.

Sipas shortit të hedhur sot dhe ku si përfaqësues i Vllaznisë ka qenë përgjegjësi teknik i Akademisë Alban Neziri, Vllaznia U-17 do të ndeshet ditën e mërkurë në Durrës me Flamurtarin e Vlorës.

Të dy këto ekipe janë renditur në vendet e dyta në grupet respektive dhe prandaj shanset janë të mëdha që shkodranët të dalin në finale.

Nga ana tjetër, për 19 vjeçarët, Vllaznia do të ndeshet me Teutën dhe ndeshja do të luhet ditën e hënë në Kamëz.

Ekipi shkodran i kësaj grupmoshe ka fituar dy trofet e para të këtij sezoni, atë të Kupës së Shqipërisë dhe atë si Kampion i Veriut.

Tashmë është në garë për të fituar edhe trofeun më të rëndësishëm, atë Kampion i Shqipërisë.

Shanset dhe mundësitë janë. Përbërja që ka në dispozicion trajneri Zmijani garanton shumë dhe për këtë arsye, shanset janë që të ndodhë kështu.

Megjithatë nuk duhet lënë jashtë as Vllaznia U-17. Ajo nuk e nisi mirë kampionatin por më pas është treguar shumë dinjitoze duke qenë vazhdimisht një konkurrente e fortë e Tiranës kryesuese.

Do të tentojë deri në fund titullin kampion dhe mundet edhe t’ia arrijë.

E rëndësishme është që ekipet e Akademisë Vllaznia vazhdojnë të jenë në elitën e futbollit shqiptar të moshave.

Me rezultatet e tyre, me elementin që posedojnë dhe kjo padyshim që është një garanci e madhe për futbollin shkodran.
www.shkodrasport.com