Ekipet e Akademise Vllaznia kane zhvilluar diten e sotme ndeshje miqesore me ekipet e Akademise se Otrant te Ulqinit. Ne fushen sportive “Reshit Rusi” jane perballur mes njeri- tjetrit ekipet U13, U15 dhe U17 te ketyre dy akademive.

Sa i takon perballjes se ekipeve te 13 vjeçareve, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Khaled Hoxha ka arritur te fitoje me rezultatin 3-1 ndaj ulqinakeve te vegjel dhe golat per ekipin shkodran jane shenuar nga futbollistet Belisha, Rudaçi dhe Marku.

Ne perballjen e ekipeve te 15 vjeçareve, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Amarildo Belisha ka fituar me rezultatin e paster 3-0 ku dy prej golave jane shenuar nga futbollisti Duka ndersa tjetri ka patur per autor futbollistin Gucija.

Sakaq sfida ne mes ekipeve te 17 vjeçareve te Vllaznise dhe Otrant eshte fituar nga ekipi kuqeblu me rezultatin 5-1. Protagonist kryesor ne kete sukses ka qene futbollisti Arkan Nikaj qe ka shenuar plot 4 gola, ndersa i pesti ka patur per autor futbollistin Gruda.

Por pavaresisht rezultateve te ketyre ndeshjeve, e rendesishme eshte qe bashkepunimi ne mes dy akademive pritet te jete i frutshem edhe ne te ardhmen dhe sigurisht qe iu vlen jo pak per shkembimin e eksperiences./www.shkodrasport.com/