Ekipet e Akademise “Atletik Klub Shkodra” qe prej dites se djeshme kane nisur fazen pergatitore per sezonin e ri. Kuptohet qe per momentin, fokusi do te jete i perqendruar tek ekipet U14 dhe U15 te cilet do marrin pjese ne Ligen profesioniste- kategoria e pare.

Trajneret Eder Zmijani dhe Saimir Kaloshi kane filluar njekohesisht edhe seleksionimet e lojtareve nderkohe qe verehet nje interesim i madh i futbollisteve te rinj per te qene pjese e kesaj Akademie. Interesim ky qe vjen nga kushtet shume te mira stervitore qe ofrojne, por edhe punen cilesore dhe profesioniste nga stafi i trajnereve.

Drejtori teknik Elis Legata ne bashkepunim edhe me presidentin Elton Bungaja, po mundohen te bejne me te miren per t’u krijuar kushtet e duhura stafit teknik dhe futbollisteve dhe e rendesishme per ta eshte qe te rritet cilesia e ekipit ne menyre qe konkurrimi i tyre ne kampionatet e kategorise se pare te jete jo vetem dinjitoz por edhe konkurrues.

Faza pergatitore do te zgjase deri me 12 shtator dhe ajo do te konsistoje ne seanca qe do te zhvilohen edhe ne plazhin e Velipojes, ne palester si dhe ne fushen stervitore te kesaj shoqate duke pretenduar qe lojtaret te marrin ngarkesat e duhura stervitore.

Synimet jane per nje paraqitje te mire ne kampionatin e kategorise se pare ku do te marrin pjese. Elementi ne rradhet e ketyre ekipeve eshte i mire, puna po ashtu behet e mire dhe ne keto rrethana, kurrsesi qe rezultatet nuk do te mungojne./SHKODRA-SPORT.COM/