Merre gjithë Vllazninë dhe çoje te një skuadër me president: do ishte minimumi e pesta.
Merre Lushnjën dhe jepja dikujt ta administrojë: ndoshta do shpëtonte.
Kaq e vështirë qenka që një skuadër që administrohet nga pushteti lokal të mbijetojë?
Mund edhe të mbijetojë, por do përpëlitet, dështimi do jetë çështje kohe.
Jeta në përgjithësi e ca më shumë edhe futbolli është shndërruar në biznes.
Gjërat nuk funksionojnë si tre dekada më parë. Ai sistem nuk ekziston më.
Paguaj sa të duash, nëse mungon ndërgjegjja, nëse mungon kërkesa e llogarisë, nëse mungon trajtimi dhe nëse mungon dikush që i di rregullat e lojës, do biesh.
Vllaznia dhe Lushnja. Mbi të gjitha Shkodra. Kushedi sa miliarda kanë shpenzuar këto bashki në dekadën e fundit.
Nuk ka pasur asnjë vlerë para taksapaguesish që janë dhënë rroga, rroga e vetëm rroga. Qindra lojtarë që ikin e vijnë, dhjetëra trajnerë e kushedi sa drejtorë.
Kjo lloj forme administrimi ka mbaruar dhe duhet të marrë fund një herë e mirë.
Të vetmet skuadra që kanë kapital 100 për qind bashkiak në shoqëritë e tyre aksionere dështuan. Jepjani privatit./sport-ekspres/