Disa prej ekipeve janë të kënaqur me alternativat që i presin në short, për disa skuadra të tjera tashmë ka filluar frika. Skuadrat nga vendi i 9 deri në vendin e 24 kanë zbuluar tashmë dy kundërshtarët e mundshëm që do t’i presin në fazën e Play Off.

Ditën e premte si çdo herë do të hidhet dhe shorti se cilat ekipe do të kenë përballë tyre. Sfidat e Play Off të Champions League janë programuar të zhvillohen më datë 12 dhe 19 shkurt, pra për një javë.

Këto janë ekipet që do të përballen në fazën e Play Off në datat e mësipërme: Atalanta, Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, Milan, PSV, PSG, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Juventus, Celtic, Manchester City, Sporting Lisbon dhe Club Brugge./newsport/