Skuadrat shqiptare në Europë do ta kenë shumë të vështirë që të kalojnë ture.

Veç Partizanit dhe deri diku Vllaznisë, të gjitha skuadrat e tjera kanë një koeficient të ulët dhe do të kenë përballë kundërshtarë shumë të sikletshëm. Tirana që është e barabartë me të kuqtë nuk do të marrë pjesë në Europë, ndërsa pjesa tjetër e ekipeve që luajnë për ndeshjet e verës kanë koeficientë të papërfillshme.

KOEFICIENTET – Në krye të listës është Partizani me koeficientin 6.5. nëse Partizani shkon në Europë është e sigurt që do të luajë në vazon e favoritëve, si nëse shpallet kampion apo edhe nëse kalon në Konferencë Ligë. Më pas vjen Vllaznia. Shkodranët janë në kufi të të qenit në vazon e parë apo në vazon e dytë të turit të parë kualifikues, kudo që kualifikohen në Champions apo Konferencë Ligë.

EGNATIA – Kampionët e Shqipërisë vazhdojnë të jenë poshtë në renditjen e Europës dhe nuk kanë shkuar dot më shumë se dy ture. Problemi i madh mbeten si Dinamo dhe AF Elbasani. Asnjë prej skuadrave nuk ka koeficient në Europë dhe në këto kushte do ta nisin me 1.575 ose vlerën e kampionatit shqiptar. Ky i fundit nëse nuk sheh që skuadrat e tyre të ecin në Europë rrezikon të humbasë një vend, duke u zvogëluar me tre skuadra në kompeticionet kontinentale.

VJET – Në fillim gushti të 2024-ës asnjë ekip nga Superiorja nuk arriti dot të kalojë në raundin e tretë të Conference League. Si Partizani, ashtu dhe Egnatia u eliminuan, duke treguar dhe një herë tjetër, që janë shumë larg kualifikimit në grupe. Në “Loro Boriçi”, rrogozhinasit u shtangën nga Vikingur Reykjavik me ndeshjen që u mbyll në shifrat 0-2 pas autogolit të Dylis dhe Thrandarson që dyfishoi. Edhe pse fitoi minimalisht në transfertë, Egnatias nuk i mjaftoi një gol të kalonte më tej. Partizani që barazoi pa gola ndaj Saburtalo Tbilisi, por peshonte humbja 2-0 në Gjeorgji. E njëjta situatë për Tiranën dhe Vllazninë që u eliminuan në turin e parë nga Torpedo Kutaisi dhe Valur Reykjavik.