Ekipet e Akademise Vllaznia nuk kane arritur dot te kualifikohen per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise. Ndeshjet çerekfinale jane luajtur diten e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez dhe si Vllaznia U17 ashtu edhe Vllaznia U19 jane mundur dhe si rrjedhoje jane eliminuar.

E para ka zbritur ne fushe Vllaznia U17 e cila eshte ndeshur me ekipin e Vores. Ky i fundit ka shenuar shume shpejt golin e avantazhit qe ne minuten e 7-te me ane te futbollistit Perhati, por vetem pas dy minutash ka arritur te barazoje per shkodranet sulmuesi Arkan Nikaj.

Ne minuten e 37-te ka qene Zito i cili ka shperdoruar nje penallti te dhene per ekipin e Vores dhe gjithçka ka mbetur ne shifrat e barabarta 1-1. Madje i gjithe takimi u mendua se do te mbyllej me kete rezultat dhe si rrjedhoje dy ekipet do t’i drejtoheshin gjuajtjes se penalltive, por nuk ka ndodhur keshtu. Ne minuten e 91-te Jeshili ka shenuar golin e dyte dhe ne kete menyre Vora U17 ka fituar 2-1 duke shkuar ne gjysmefinale ndersa Vllaznia U17 e mbyll ketu rrugetimin e saj ne kete kompeticion.

Por nderkohe Vllaznia U19 ka zhgenjyer teresisht ne sfiden ndaj Tiranes duke u mundur me rezultatin 0-4 dhe eshte eliminuar edhe ajo. Ne pjesen e pare ka shenuar Elmorin Deda ndersa ne te dyten jane shenuar edhe tre gola te tjere me ane te Demirajt, Dedes serish si dhe Duros./www.shkodrasport.com/